

Rreth meje:

Gazetar dhe producent profesionist, i shkolluar në Hollandë dhe Danimarkë, dhe i specializuar në Hollandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Karriera ime evoluoi që kur isha 20 vjeç, në Shqipëri, kur bëra daljen time të parë në TV, si prezantues dhe showman për ngjarjen më të rëndësishme televizive të vitit në Shqipëri në ato vite: "Festivali i Këngës".
​
Kam qenë spikeri i lajmeve kryesore në Shqip e Anglisht për Transmetuesin Publik të Shqipërisë (RTSH) për mbi 8 vjet, dhe gazetari i ekskluziviteteve në Departamentin e Aktualitetit në RTSH, ku kam përcjellë për teleshikuesit transmetime direkte ekskluzive nga Parlamenti Europian, Këshilli i Europës, Zgjedhjet në SH.B.A. e Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri; gjithashtu kam prezantuar në skenë dhe ekran, spektakle të ndryshme, prodhuar nga RTSH dhe nga stacione / platforma të tjera televizive (si Klan, Digitalb, Tring, etj.). Kam qenë zëdhënësi zyrtar për Shqipërinë në Eurovision (ESC) dhe komentatori i EuroFestivalit për tetë vjet rresht.
​
Radio ka qenë dhe mbetet një nga pasionet e mia, që e kam ndarë me dëgjuesit shqiptarë përmes valëve të Radio Tiranës, Radio Korçës dhe ABC Radio. Radio-programet më të njohura që unë kam prezantuar ishin një seri programesh radiofonike të gazetarisë hulumtuese, të quajtura "Një vesh që dëgjon"; një format inovator dhe interaktiv i transmetuar në radion private ABC.
​
Gjatë 2012-2013 kam qenë në SHBA, si studiues në kuadër të programit Fulbright (Humphrey Fellowship) për gazetarët profesionistë. Aftësitë e mia komunikuese i kam përdorur për të kontribuar përmes angazhimeve profesionale me organizata të ndryshme ndërkombëtare, të tilla si SNV, MDM, OSBE dhe HELVETAS.
​
Në ditët e sotme unë jam një profesionist i lirë, i angazhuar me projekte specifike në bashkëpunim me media të ndryshme audio-vizive; njëheresh aktiv edhe në kauza të rëndësishme e me interes për mua, siç janë liria e medias, të drejtat e kafshëve, mbrojtja e natyrës, spiritualiteti dhe besimi.

Më kontakto:
© Leon Menkshi